English
Ikona e lojës Papuçja: një papuçe që fluturon

Papuçja

Papuçja është një lojë falas shqip për telefon. Je fëmija që i ikën papuçes së nënës: rrëshqit gishtin majtas e djathtas dhe shiko sa sekonda mbijeton.

LUAJ TANI

Si luhet

  1. Hap hajdeluaj.com/papuqja në telefon dhe shtyp LUAJ.
  2. Rrëshqit gishtin majtas e djathtas kudo në ekran. Fëmija lëviz bashkë me gishtin.
  3. Shmang çdo gjë që të gjuajnë. Një goditje dhe raundi mbaron.
  4. Në fund merr vendimin, për shembull: "Nëna të kapi në 12,4 sekonda." Pastaj sfido shokët.

Çfarë të gjuajnë, dhe kur

Gradat

Grada varet nga sa sekonda i ike nënës.

SekondaGrada
0 – 5Fillestar
5 – 10I shpejtë
10 – 15Shumë i shpejtë
15 – 22Ninja
22 – 30Mjeshtër
30+Legjendë

Këshilla

Pyetje të shpeshta

A është Papuçja falas?

Po. Papuçja luhet falas në shfletuesin e telefonit, pa llogari dhe pa shkarkim nga App Store ose Google Play.

A luhet Papuçja pa internet?

Po. Pasi ta hapësh një herë me internet, loja ruhet në telefon dhe hapet edhe pa lidhje, sidomos kur e shton në ekranin kryesor.

Si ta shtoj Papuçjen në ekranin e telefonit?

Në Android shtyp SHTO NË EKRAN në lojë dhe pastaj Install. Në iPhone, në Safari shtyp Share, zgjidh Add to Home Screen dhe pastaj Add. Loja të tregon hapat me një animacion.

Në cilat pajisje punon Papuçja?

Në iPhone dhe Android, në Safari, Chrome dhe Samsung Internet. Në kompjuter luhet me shigjetat majtas dhe djathtas të tastierës.

Si ta sfidoj një shok?

Kur të kap nëna, shtyp SFIDO SHOKËT ose WHATSAPP. Shoku merr një lidhje që i tregon sa sekonda zgjate ti, dhe provon ta mundë.

Pse e gjej edhe si papuqja ose papucja?

Shumë njerëz shkruajnë pa shkronjën ç, prandaj loja gjendet edhe si papuqja ose papucja. Është e njëjta lojë, në adresën hajdeluaj.com/papuqja.

LUAJ TANI